Bota

Lojërat Paralimpike: Skermë pa krahë! Njihuni me Beatrice ‘Bebe’ Vio, dy herë kampione dhe një ikonë globale!

Edhe në Tokio triumfoi sensacioni italian, ku siguroi një medalje të dytë të artë në Lojërat Paralimpike, për  t’ia bashkuar triumfit të saj në Rio pesë vjet më parë. Por ajo është më shumë sesa thjesht një atlete…

Beatrice Vio hyn në arenë me hijeshi dhe plot hir, duke i uruar konkurrentit të saj shumë fat. Por brenda pak minutash ajo transformohet në një forcë të mbinatyrshme.

24-vjeçarja, e njohur gjerësisht si Bebe, pothuajse pushtohet nga shpirtërat në momentin që heq protezat e saj dhe i vendos krahut të saj të majtë një pajisje që e ndihmon të mbajë shpatën dhe e ulur në karrigen e saj me rrota lufton kundër të gjithëve.

Kur luftoj, më duhet të heq protezat dhe nuk mund të mbahem pas karriges me rrota. Për këtë arsye, unë duhet të stërvit muskujt abdominalë në një mënyrë të veçantë për ta mbajtur veten në ekuilibër dhe për të lëvizur shpejt.

Vio lëviz si një kobër para se të të godasë me shpejtësi rrufeje duke e shoqëruar me pasthirrmat e saj që e çon atë drejt  një fitoreje të parë, 5-0. Momentet e gëzimit të saj gjatë fitores 15-9, kundër Zhou Jingjing të Kinës, në një përsëritje të finales së Rio-s, janë magjepsëse! Një shpërthim emocionesh të tërbuara njëkohësisht kërcen dhe lëshon klithma si një fëmijë i lumtur.

Nuk mund ta besoja se kjo po ndodhte dhe kështu vazhdova, sikur të qaja dhe të bërtisja dhe… zot, mendoj se sonte do të filloj të bërtas përsëri

Silueta e saj- këmbët prej çeliku, krahu duke u ngulur pa problem në një shpatë, maskë me rrjetë çeliku – pamja e një superhero!

Por ajo është shumë më tepër: një motivuese, një autore, një aktore, një prezantuese  televizive, një aktiviste për njerëzit me probleme dhe një promovuese e sportit me aftësi të kufizuara.

Vio u dashurua me sportin e skermës kur ishte vetëm pesë vjeç, por gjashtë vjet më vonë u diagnostikua me një  meningjit shumë të rrallë, dhe për të shpëtuar jetën e saj ishte e nevojshme t’i prisnin këmbët dhe parakrahët e saj për të parandaluar sëmundjen të prekte pjesët e tjera të trupit. Infeksioni bakterial po përhapej me shpejtësi dhe e ktheu përmbys jetën e një fëmije energjik dhe të talentuar  vetëm tre ditë.

Por ajo e konsideron veten me fat pasi vetëm katër përqind e atyre që vuajnë nga kjo lloj sëmundje mbijetojnë. Pasi iu prenë krahët, ajo dhe familja e saj menduan se më e keqja kishte mbaruar, por nuk ishte kështu. I thanë se duhet t’i prisnin dhe këmbët. Kur prindërit e saj u frikësuan e kishin frikë të zgjidhnin, Vio mori vendimin për ta. Nëse ka mundësi që ajo të jetojë, ajo tha se mund të bënin ç’të donin. Ajo i kujtoi ato ditë si një ndeshje skerme me trupin e saj.

Vio fitoi kampionatin botëror për herë të parë në 2015 dhe kaloi gjithë sezonin e pamposhtur.

Në moshën 19 -vjeçare, Vio i mahniti të gjithë duke fituar medaljen e artë në Paraolimpiadën e saj të parë në Rio dhe fitoi një Çmim Sportiv Botëror ‘Laureus’ në 2017.

Kur u ktheva në arenë, thashë: Mirë djema, unë jam Bebe … Unë jam pa krahët dhe këmbët, dua të bëj skermë. Ishte e pamundur… E dini, ju luftoni me këto gishta (tregon protezën e krahut të majtë) dhe pastaj kyçin e dorës, kjo është pjesa që ju nevojitet, ky është çelësi i skermës. Dhe ju nuk e keni atë pjesë, nuk mund të bëni skermë.

Ishte e pamundur… por gjithçka është e pamundur në fillim. Thjesht duhet të besosh në veten tënde. Dhe thjesht vazhdo, bëj çfarë të duash.