Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria sot është më pranë se kurrë me Bashkimin Europian.
Komentet Rama i bëri në një konferencë në Tokyo të Japonisë, ku tha se javën e ardhshme do të zhvillohet një konferencë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.
Rama shtoi gjithashtu se Shqipëria po hyn në një fazë të re të mbylljes së kapitujve të negociatave brenda një viti e gjysmë.
“Në fakt është historia që ndodh ku zëvendësohet arsyeja dhe kur izolimi zëvendëson bashkëpunimin. Ja pse kur komunizmi ra, shqiptarët bënë një zgjedhje që nuk ishte vetëm politike, por ekzistenciale. Zgjodhën demokracinë, hapjen, lidhjet trans-atlantike. Për ne integrimi europian nuk ka qenë kurrë një proces burokratik dhe negociatë teknike. Dhe as ka qenë aksesi në një bankomat. Është një aspiratë kombëtare, një zgjedhje qytetërimi, një angazhim për t’i përkitur plotësisht një familjeje kombesh demokratike. Shqipëria sot është më afër se kurrë me BE-në. Nuk e kemi parë kurrë të jetë kaq konkrete e reale në asnjë moment të historisë tonë moderne. Kemi hyrë në fazën vendimtare të rrugëtimit tonë në BE dhe javën e ardhshme do të kemi një konferencë kyçe ndërqeveritare me BE-në, që i jep fill një faze të re të mbylljes së kapitujve dhe mbylljes së negociatave brenda një viti e gjysmë”, tha mes të tjerash Rama.