Çifti i reperave, Mozzik dhe Loredana prej pak kohësh nuk janë më bashkë dhe kjo u vu re menjëherë nga fansat e dyshes. Ata po shiheshin çdo ditë e më pak krah njëri-tjetrit në evente, projekte muzikore po ashtu edhe në rrjetet sociale.
Tashmë që ndarja e tyre është konfirmuar, Loredana ka folur për herë të parë me anë të një postimi në Instagram. Bukuroshja shkruan se ajo dhe Mozzik kanë vendosur të marrin një periudhë pushimi si nga ana profesionale po ashtu edhe nga ajo personale.
Loredana me miratimin e Mozzik do të vazhdojë e vetme turneun muzikor “Bonnie Clyde 2020” që tashmë do të quhet “King Lori”. Ajo theksoi se ndoshta kjo periudhë pushimi do ta ndihmojë ish-çiftin që të gjejnë sërish njëri-tjetrin por deri atëhere ajo për çfarë Loredana ka nevojë është vetëm vajza e saj Hana dhe fansat të cilët e kanë mbështetur në çdo hap.