Showbiz

Loredana konfirmon gjininë e fëmijës?!

E dashura e Mozzik, reperja e suksesshme Loredana prej muajsh aludohet se është në pritje të ëmbël dhe të gjithë duan të dinë gjininë e fëmijës.

Dyshja nuk kanë ndarë asnjë detaj rreth shtatzënisë së saj pasi kanë preferuar ta mbajnë private dhe të shijojnë në heshtje bekimin e tyre.

Megjithatë mund të ketë disa detaje të tjera që na bën të kuptojmë nëse Loredana është në pritje të një djali apo vajze. Ndonjëherë reperja poston meme apo foto ku shfaqet një nënë e një vajzë zakonisht të shoqëruara me fjalë të ëmbla të kuptimit të fjalës ‘nënë’.

Nga fotot që ajo poston të gjithë dyshojnë se bëhet fjalë për një vajzë por kjo mbetet ende për tu konfirmuar nga çifti i famshëm.