Aktualitet

Lotaria amerikane, fituesit mësohen më 15 majit

Të martën e ardhshme, më 15 Maj, mësohen fituesit e Lotarisë Amerikane. Njoftimin e jep Ambasada e Uashingtonit në Tiranë, në faqen zyrtare në “Facebook”. Për shkaqe teknike, aplikimet që u dorëzuan nga data 3,  në 10 Tetor të 2017-ës, nuk konsiderohen të vlefshme. Ambasada njoftoi të gjithë aplikantët që të riaplikonin nga 18 Tetori deri në 22 Nëntor të vitit të kaluar.