Aktualitet Bota Lajmet e fundit Politikë

Lufta në Gaza, arrihet marrëveshja/ Trump: Pengjet do të lirohen së shpejti

Negociatorët e Izraelit dhe Hamasit kanë arritur marrëveshjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve.

Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi, ka thënë një burim i informuar për bisedimet për BBC.

Burimi thotë se kjo vjen pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit dhe ata të Izraelit në zyrën e tij.

LEXO EDHE: Vrasja e Xhemal Metës/ Arrestohet autori, zbardhet dinamika e krimit

Kjo marrëveshje do shohë lirimin e pengjeve izraelite të 7 tetorit dhe shkëmbimin e tyre me të burgosurit palestinez në Izrael.

Hamasi mori peng 251 izraelitë gjatë sulmit dhe mban akoma 94 prej tyre. Izraeli pritet të lirojë rreth 1000 të burgosur palestinez në këmbim të pengjeve.

Gjatë armëpushimit qindra-mijëra palestinezë të zhvendosur gjatë konfliktit do lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre.

Një pikë tjetër kyçe e marrëveshjes përfshin lejimin e futjes së 600 kamionëve me ndihma çdo ditë të armëpushimit në Gaza.

Edhe Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump njofton se është arritur një marrëveshje për luftën në Gaza, sipas së cilës pengjet do të lirohen së shpejti. Trump e shkroi këtë në rrjetin social, Truth Social, por nuk jep detaje të tjera.