Aktualitet

Vrasja e Xhemal Metës/ Arrestohet autori, zbardhet dinamika e krimit

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta. Policia zbuloi se autor i dyshuar i vrasjes së Xhemal Metës është shtetasi i identifikuar si Isuf Hasa, 64-vjeç.

Ngjarja ndodhi në fshatin Shëngjin i vogël në Qafë Mollë 2 ditë më parë.

Sipas informacionit të zbuluar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, autori i dyshuar, Isuf Hasa ka shkuar në shtëpinë e Metës dhe të dy janë konfliktuar për motive të dobëta.

LEXO EDHE:  Zbardhet aktakuza e plotë ndaj Naim Murselit, fjalët që Liridona i tha vrasësit…
Më tej policia tregon se 64-vjeçari Hasa e ka goditur Metën me çekiç në pjesën e prapme të kokës, duke i shkaktuar vdekjen.

Sakaq, dyshohet se pasi e ka goditur viktimën, autori i ka marrë edhe paratë që Meta kishte në xhep dhe është larguar.

Policia u njoftua për ngjarjen mëngjesin e datës 13 janar nga një komshi i viktimës, i cili e kishte gjetur të ndjerin të pajetë pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij.

Fëmijët e të ndjerit jetojnë në Tiranë dhe në polici kanë deklaruar se familjari i tyre nuk ka pasur konflikte dhe nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit.

LEXO EDHE:  Shtim të rasteve të dhunës në familje, Luarasi: Ka humbur kultura e komunitetit!