Bota

Lufta në Gaza, forcat izraelite bombardojnë strehimoren e Al-Mawasi!

Të paktën 11 persona vdiqën dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit, që goditi gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm një strehimore tendë që pret familjet e zhvendosura në Rripin jugor të Gazës, sipas burimeve mjekësore palestineze të cituara nga mediat lokale.

Mes viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë. Bastisja dyshohet se ka ndodhur në zonën humanitare të Al-Mawasi. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar Palestinez ka njoftuar pezullimin e transmetimeve të Al Jazeera në Bregun Perëndimor për shkak të “shkeljeve të përsëritura të ligjeve”. Këtë e raporton Wafa, duke saktësuar se pezullimi është i përkohshëm.

Autoritetet akuzuan transmetuesin e Katarit për:

Përhapjen e dezinformatave dhe ndërhyrjen në punët e brendshme palestineze, nxitjen e ndarjes dhe jostabilitetit.

Numri një i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje të ndalen sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi dje Izraeli sulmoi dhe kontrolloi një të tillë, me pretendimin se nuk përdorej për trajtim mjekësor, por për strehimin e militantëve të Hamasit.