Numri i të vdekurve nga bombardimet izraelite në Liban këtë javë ka arritur në 400, përfshirë 83 fëmijë, thotë Ministria e Shëndetësisë e vendit.
Tymi i zi i dendur “mbyt” Teheranin pas sulmeve izraelite në objektet e naftës, të cilat rezultuan në vdekjen e katër personave, si dhe shumë probleme në zinxhirin e furnizimit me karburant të kryeqytetit iranian.
Një sulm i ri raketor nga Teherani drejt Tel Avivit ka lënë 5 persona të plagosur, njërin prej tyre në gjendje të rëndë.
Konkretisht, pak pas orës 3 pasdite, një nga raketat balistike që Teherani po dërgon në valë çau mbrojtjen ajrore izraelite dhe goditi një parking në juglindje të kryeqytetit izraelit.
Siç raportojnë mediat e huaja, sulmi plagosi pesë punëtorë, njëri prej tyre rëndë. Në të njëjtën kohë, të paktën 10 automjete u shkatërruan plotësisht.