Në ndeshjen e Kupës së Botës ku Turqia u përball me Australinë dhe pësoi një humbje të hidhur 2-0, vëmendja e kamerave dhe e mediave ndërkombëtare nuk mbeti te loja e dobët në fushë, por tek një prezencë e pazakontë në tribuna.
Një tifoz turk është bërë kryefjala e rrjeteve sociale falë pamjes së tij vërtetë unike dhe të frikshme.
Me sy të zbardhur nga lentet e kontaktit, grim të rëndë të zi rreth syve që i jepte një pamje si në filmat horror, dhe një mjekër të bardhë të gjatë e të dendur, ai e ktheu të gjithë vëmendjen nga vetja. Ndërsa skuadra e tij po vuante në fushë, ai po bëhej viral në mbarë botën.
Por kush fshihet pas kësaj pamjeje të frikshme?
Bëhet fjalë për Necdet Ölçerman, i njohur gjerësisht në Turqi me pseudonimin “Udi Neco”.
Ai nuk është thjesht një tifoz i rastësishëm i kombëtares. Në Turqi, ai njihet si një mbështetës i flaktë i skuadrës së Beşiktaş-it, madje duke mbajtur një rol zyrtar dhe institucional si anëtar i kongresit të klubit të madh të Stambollit. Pavarësisht humbjes së kombëtares së tij, “Udi Neco” fitoi padyshim “trofeun” e tifozit më të veçantë dhe më të frikshëm të këtij kompeticioni.
LEXO EDHE: Formula 1/ Hamilton arrin fitoren e parë me Ferrari! Antonelli ‘digjet’ në fund!
Humbja 2-0 e Turqisë përballë Australisë në Kupën e Botës 2026 nuk ishte thjesht një goditje e rëndë sportive, por edhe një leksion i madh se suksesi në futboll nuk blihet me para, duke nxjerrë në dritë një statistikë të pabesueshme që po bën xhiron e rrjetit.
Një krahasim i thjeshtë tregon se kartoni i xhevahirit të Real Madridit, Arda Güler, i cili vlerësohet plot 90 milionë euro, kushton rreth 13 milionë euro më shumë se i gjithë ekipi kombëtar i Australisë i mbledhur së bashku, i cili kap vlerën e 77 milionë e 450 mijë eurove. Ky disproporcion i frikshëm financiar po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale si një dëshmi e pastër se në turne të tillë madhorë, disciplina taktike, dëshira dhe organizimi i grupit në fushë vlejnë shumë më tepër sesa vlerësimet e larta në letër dhe milionat e llogarive bankare.
LEXO EDHE: Ndërprerjet e ndeshjeve në Botëror për hidratim, Klop del kundër FIFA-s: Ka menduar për sponsorët!


