Politikë

“Neo Malësorja” braktis PS-në: Prej sot jam deputete e pavarur!

Deputetja Marjana Koçeku ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetet sociale se nuk do të jetë më pjesë e Partisë Socialiste, duke deklaruar se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Ajo thekson se vlerat dhe idealet e saj kanë qenë të pandryshuara edhe para angazhimit politik, duke shtuar se ato përbëjnë kufirin e saj personal në jetën publike.

Koçeku ka qenë e para në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Shkodër në zgjedhjet e fundit, një pozicion që i dha asaj një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e kësaj force politike në zonë.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse largimi i saj është formalizuar edhe zyrtarisht pranë strukturave të Partisë Socialiste dhe Kuvendit.

Statusi i plotë i Marjana Koçekut:

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.”

LEXO EDHE: Rama publikon faktet: Nuk ka shitje të Sazanit, s’do arrijnë kurrë ta tërheqin Shqipërinë poshtë!