Bota

Lufta tregtare, Amerika kërcënon sërish Kinën

Donald Trump kërcënon sërish Kinën. Presidenti Amerikan bëri të ditur se do të vendosë tarifa shtesë prej 10%, mbi importet e mallrave nga vendi aziatik. Trump këmbëngul se për vite të tëra, Kina ka përfituar padrejtësisht nga mungesa e balancës tregtare me Amerikën. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i kërkon Pekinit, të ndryshojë praktikat. Ndërkaq, tregjet e aksioneve shënuan rënie, nga frika e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare Amerikë-Kinë.