Gjatë një vizite në Bruksel, zyrtarët më të lartë të qeverisë kineze, zv/kryeministri Liu He dhe kryediplomati Uang Yi, i propozuan BE-së të ndërmarrin një aksion të përbashkët në Qendrën Botërore të Tregtisë kundër politikave të Donald Trump-it. Zyrtarët kinezë ofruan të hapin më tej tregun kinez ndaj BE-së në këmbim të kësaj aleance, për të shpërblyer vullnetin e mirë. Por pavarësisht kësaj, BE e refuzoi idenë që të bashkohen me Pekinin kundër SHBA-ve.