Më 6 Korrik nis aplikimi i tarifave kineze ndaj mallrave amerikanë. Vendi aziatik zgjodhi t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë Amerikës, që po në datë 6, pritet të zbatojë tarifat kundrejt importeve kineze. Marrëdhëniet tregtare Amerikë-Kinë janë përkeqësuar ndjeshëm, që kur Donald Trump akuzoi Pekinin se ka përfituar padrejtësisht nga mungesa e balancës tregtare me SHBA-të, për vite të tëra.