Bota

Lufta tregtare, media kineze tall Trumpin

Mediat kineze u tallën me Presidentin Donald Trump për tarifat e reja që ai ka vendosur ndaj mallrave kineze, duke thënë se njerëzit e zgjuar ndërtojnë ura, ndërsa budallenjtë ndërtojnë mure. Trump lajmëroi tarifat e reja prej 25% ndaj 50 miliardë dollarëve mallra kineze, duke thënë se Kina vjedh të drejtat e autorit. Ndërkaq Pekini u kundërpërgjigj me tarifa të njëjta që do të hyjnë në fuqi më 6 korrik.