Sonte në orën 20 :45 Kombëtarja luan në Stamboll kundër Turqisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Shqipëria është një rival që imponon respekt te vendasit, edhe pse heirarkia e grupit D tregon diferencë në kualitet dhe plot 6 pikë lëvizje. Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes eliminatore evidentoi forcën e turqve, veçanërisht në repartin e avancuar, ndërsa tha se për të marrë rezultat pozitiv, kuqezinjtë duhet të japin maksimumin në këtë takim.