Aktualitet

IGJEO jep alarmin! Sot dhe nesër rrezik për zjarre! Ja 3 qarqet më të rrezikuara!

Fieri, Lezha dhe Durrësi janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret pasditen e së dielës dhe gjatë ditës së hënë. Paralajmërimi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili bën të ditur se rreziku më i lartë pritet në fillim të javës.

Sipas parashikimit të institutit, në këto tre qarqe niveli i rrezikut për zjarret në pyje do të jetë i lartë. Ndërkohë, për Shkodrën, Tiranën, Elbasanin, Beratin, Vlorën dhe Gjirokastrën parashikohet nivel i moderuar, ndërsa në Kukës, Dibër dhe Korçë niveli i rrezikut pritet të jetë i ulët.

Instituti thekson se në disa zona të vendit rreziku do të jetë lokalisht i lartë, konkretisht në jug të Shkodrës, perëndim të Tiranës, perëndim të Elbasanit, perëndim të Beratit dhe veriperëndim të Vlorës.

LEXO EDHE: Zjarri i përmasave të mëdha në Drizë, evakuohen 11 familje!

Sa i përket motit, temperaturat maksimale të hënën pritet të arrijnë deri në 31 gradë Celsius në bregdet, 34 gradë në zonat e ulëta dhe 27 gradë në zonat malore. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa herë pas here në zonat malore dhe bregdetare do të jetë e fortë.

LEXO EDHE: EUROPA “NË ZJARR”/ Temperaturat rekord dhe paralajmërimet e ekspertëve për verë më ekstreme

Në shumë vende evropiane temperaturat kanë kaluar mbi 40°C, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar është shënuar një rekord prej 37.7°C, duke thyer nivele historike që kishin mbetur të pandryshuara për dekada.

Ekspertët e lidhin këtë trend me ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor. Sipas tyre, rritja e gazeve serrë po ndikon drejtpërdrejt në shpeshtësinë dhe intensitetin e valëve të të nxehtit në Evropë dhe në botë.