Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi qeverinë italiane për “cinizëm dhe papërgjegjshmëri”, pasi Matteo Salvini detyroi kryeministrin e qeverisë populiste të refuzonte lejimin e hyrjes në portet italiane të një anije shpëtimi me 629 emigrantë, të bllokuar ne Mesdhe në ujërat territoriale mes Italisë dhe Maltës. Macron tha se Italia po “luan politikisht” me emigrantët.