Fjalimin në Kongresin Amerikan, Emmanuel Macron e përdori për të denoncuar nacionalizmin dhe izolimin, politika që sipas tij, “Janë kërcënim për prosperitetin global”. Fjalimi i Presidentit Francez u interpretua gjerësisht si sulm elegant ndaj slloganit të homologut Donald Trump: “Amerika e Para”. Gjithashtu, Macron foli për ndryshimet mes Francës e SHBA-ve në kuadër të tregtisë globale, Iranit dhe ambientit, disi në kontrast me sjelljen e tij gjatë ditëve të para të vizitës në Uashington.