Mospajtimet për marrëveshjen bërthamore të Iranit, pritet të jenë temë kryesore, gjatë vizitës së presidentit francez, Emmanuel Macron në Shtetet e Bashkuara. Macron arriti sot në Uashington, për një vizitë tre ditore atje. Donald Trump ka vendosur 12 majin, si afat të fundit që marrëveshja me Iranin të përmirësohet, në të kundërt ai do të tërhiqet.