Qeveria spanjolle njohu sot kompetencat e udhëheqësit të sapozgjedhur katalanas, Quim Torra. Por Kryeministri Mariano Rajoy kundërshtoi zgjedhjet e këshilltarëve të tij, disa prej të cilëve janë ende në paraburgim, duke refuzuar të ratifikojë ekipin e tij qeverisës. Këto zhvillime nënkuptojnë se Madridi do të vazhdojë me sundimin e drejtpërdrejtë të rajonit rebel të vendit.