Sport

Mançester Siti është edhe një “minierë” ari, akademia ka prodhuar 460 milionë paund

Mançester Siti ka dominuar Premier Ligën gjatë sezoneve të fundit, falë shpenzimeve të mëdha dhe një akademie të klasit botëror.

Akademia e Futbollit të tyre vazhdon të prodhojë talente që sot nuk janë vetëm pjesë e klubit, por janë katapultuar edhe në klube të tjera të Premier Ligës dhe Europës. Disa talente, si Fill Foden për shembull, kanë depërtuar në ekipin e parë në “Etihad”.

LEXO EDHE: Argjentina ‘shkërmoq’ 4-1 Brazilin në Klasike dhe merr një biletë për në Botëror! (GOLAT)

Ndërsa të tjera, si Kol Palmer apo Liam Delap nuk kanë pasur të njëjtin fat dhe kanë lëvizur tjetërkund. Disa prej tyre, si Palmer, ndoshta janë larguar para kohe nga Siti, për nga ana tjetër klubi ka përfituar tarifa të konsiderueshme transferimi prej shitjes së tyre. Mançester Siti ka prodhuar një skuadër të tërë në akademinë e saj dhe që sot luan jashtë “Etihad” dhe sipas llogarive të të “Transfermarkt”, kjo skuadër me yje tani vlen mbi 460 milionë paund në total.

Pjesën më të madhe të kësaj shifre e përbën Kol Palmer, talentin që Guardiola e la me keqardhje të shkonte te Çelsi në vitin 2023 për 40 milionë paund. Por sot vlera e 22-vjeçarit, i cili ka shënuar 36 gola në vetëm 54 ndeshje për Çelsin, duke shtuar edhe 17 asiste, ka prekur shifrën e 110 milionë paundëve sipas “transfermarkt”.