Sot është rradha e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Manjola Xhaxho për t’u përballur me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Xhaxho, e cila ushtron profesionin prej 16 vitesh u bë pjesë e listës prioritare të Vetting-ut, pasi kandidon për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Deklaratat e saj në ILDKPKI, tregojnë se është ndër të paktat gjyqtare me zvogëlim pasurie. Rivlerësimi bëhet për integritetin, aftësitë profesionale dhe pasurinë.