Në një fjalim para Kongresit amerikan, në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se sfidat ndërkombëtare të shekullit mund të zgjidhen me bashkëpunim dhe se roli i Shteteve të Bashkuara është i domosdoshëm. Para një sesioni të përbashkët të Kongresit Shefi i Elizeut vlerësoi marrëdhëniet e veçanta mes Uashingtonit dhe Parisit.