Bota

Marrëveshja me Iranin, Ministri Gjerman Maas takon zyrtarët amerikanë

Kryediplomati Gjerman, Heiko Maas, viziton sot Uashingtonin për ta takuar zyrtarë të lartë. Në fokus janë pasojat e tërheqjes amerikane nga Marrëveshja Bërthamore me Iranin. Axhenda e shefit të diplomacisë së Berlinit përfshin bisedime me homologun Mike Pompeo dhe Këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, John Bolton. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar t’i vënë Iranit, “sanksionet më të fuqishme në histori”.