Bota

Marrëveshja për “Brexit”, kryeministri irlandez: Ndoshta nuk arrihet kurrë!

Kryeministri irlandez, Leo Varadka’ tha se Britania mund të dalë nga BE pa një marrëvëshje, nëse brenda qeverisë britanike vazhdojnë zënkat. Bisedimet për “Brexit”-in po humbasin rrugën, ndërsa Theresa May nuk ka mundur të ofrojë një zgjidhje për të shmangur kufirin fizik mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës. Kryeministri irlandez tha se, samiti i ardhshëm i Këshillit të Europës, do të jetë thelbësor për bisedimet e Brexit.