Përgatitjet për martesën mbretërore të 19 majit mes Princit Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle po ndiqen me interes të veçantë në mbarë botën, por jo për vetë britanikët. Sipas një sondazhi të kryer nga Opinium Research, vetëm 38% e britanikëve kanë planifikuar të ndjekin transmetimin e ceremonisë në televizion. Gjithsesi përgatitjet vazhdojnë dhe media ka shumë interes për dasmën mbretërore.