Publikohen rezultatet e lëndëve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2018. Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore, testimit iu nënshtruan në total 36.328 maturantë. Nga këta, 1.7 % e maturantëve janë vlerësuar me notën dhjetë dhe 6.6% e maturantëve janë vlerësuar me notën katër. Notat e lëndëve me zgjedhje përmbyllin edhe procesin e Maturës Shtetërore 2018.