Aktualitet

Maturantët sot i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje!

Maturantët sot rikthehen në bankat e shkollës për të përmbyllur ciklin e testimeve kombëtare, duke plotësuar provimin e lëndëve me zgjedhje, bazë për aplikimet dhe pranimin në institucionet e arsimit të lartë.

Provimi i Gjuhës së Huaj hapi më 2 qershor sezonin e provimeve të detyruara. Më 9 qershor, Gjuha Shqipe e Letërsia dhe më 16 qershor, Matematika.

Matura Shtetërore 2026 administrohet në 144 qendra provimesh, me mbi 2000 mësues administratorë dhe 170 monitorues nga Ministria e Arsimit.

Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, iu bëri thirrje maturantëve të respektojnë me korrektësi rregulloren, duke rikujtuar se përdorimi i telefonave celularë e të tjera pajisjeve inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit.

Përmes një mesazhi në rrjete sociale drejtuar maturantëve dhe administratorëve të provimit, ministrja shprehu keqardhjen për 29 nxënës që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores.

Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i rregullave është tepër i rëndësishëm dhe i panegociueshëm.