Aktualitet

Matura Shtetërore, sot provimi i Matematikës!

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin sot i nënshtrohen testit të Matematikës. Ky është provimi i tretë që zhvillohet, ndërsa më 23 qershor, maturantët do t’i nënshtrohen provimit të fundit, atij me zgjedhje, duke i hapur rrugë vijimit të tyre në arsimin e lartë.

Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u ka përcjellë një mesazh urimi dhe inkurajimi të gjithë maturantëve që i nënshtrohen provimeve të Maturës Shtetërore, si dhe stafeve të institucioneve arsimore që do të ndjekin mbarëvajtjen e këtij procesi.

Një ditë të mbarë për të gjithë maturantët që sot ulen në banka me emocionin e provimit të matematikës, për të gjithë mësuesit që kanë punuar në mënyrë të palodhur dhe administruesit e këtij procesi!