Celebrities Gossip Showbiz

Mauro merr “goditjen” më të madhe të jetës së tij, Wanda Nara e ka tradhtuar me L-Gante prej tre vitesh!

Mes Wanda Nara dhe L-Gante gjërat janë serioze dhe jo prej një kohe të shkurtër. Çifti u shfaq së bashku në një transmetim të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, ku reperi iu tha ndjekësve se po “festonte 3 vjetorin si çift”. Tre vjet më parë ishte pikërisht periudha e Wanda-gate, kur thuhej se Mauro Icardi kishte tradhtuar gruan e tij me China Suarez  dhe se showgirl-i më pas ia ktheu në të njëjtën mënyrë duke nisur një lidhje me reperin. Gjithçka dukej se ishte kthyer në normalitet dhe qetësia martesore u rivendos, por realiteti ishte shumë ndryshe.

Wanda Nara dhe L-Gante tashmë nuk e fshehin më as pasionin e tyre në rrjetet e tyre sociale. “Ne u takuam duke ngrënë ravioli të mbushura me kallamarë. Elián nuk mund t’i hante, i pështyu në një pecetë dhe shkoi në kuzhinën e restorantit për të kërkuar oriz dhe djathë”-tregon bukuroshja. Duke folur për partnerin e saj të ri ajo thotë: “Unë jam më e madhe se Eliani dhe kur më pyesin se çfarë pashë tek ai, unë përgjigjem se pashë përsëri shpirtin. Në këtë moment të jetës sime ndjeva nevojën për t’u kthyer në vlerat e mia”-shton ajo.

Historia e Wanda Narës dhe Mauro Icardit vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Madje duket se ‘lufta’ mes ish-çiftit të famshëm është ndezur tashmë në të gjitha nivelet. Që nga vera e kaluar, ata zbuluan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Herë pas here u përfol për një ribashkim të tyre, por ishte Wanda ajo që i hodhi poshtë këto thashetheme. Madje modelja e famshme tani është në një lidhje me reperin argjentinas L-Gante.

Personazhi televiziv fundjavën e kaluar ishte në Rio de Zhaneiro me të dashurin e saj, por në të njëjtën kohë Mauro Icardi u rikthye në Buenos Aires nga City për të vazhduar rikuperimin pas dëmtimit të rëndë (në ndeshjen kundër Tottenhamit ku pësoi këputje të ligamenteve). Icardi qëndroi në apartamentin që ai dhe Nara ndanin në Chateau Libertador, një rrokaqiell në kryeqytetin argjentinas.

Së fundmi gazetari Jorge Lanata ka treguar në lidhje me kushtet që modelja dhe biznesmenia e njohur ka vendosur për partnerin e saj Mauro Icardi. Kontrata që Nara ka firmosur shkruan se ajo fiton disa milionë dollarë si kompensim nëse Icardi e tradhton. Pak kohë më parë Wanda ndau disa detaje intime mbi marrëdhënien e saj dhe Icardit.