Aktualitet

Mbërrin në Tiranë këngëtari grek Notis Sfakianakis

Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis ka mbërritur në Tiranë për koncertin e së enjtes në Pallatin e Kongreseve. Nisur nga reagimet e shumta qe ka patur për këtë koncert, sidomos në rrjetet sociale, Sfakianakis tha në një intervistë për Top Channel se nuk i ka ofenduar asnjëherë shqiptarët, por mediat sipas tij e kane manipuluar. Notis do të interpretojë hitet e tij më të mira në një shfaqje në Pallatin e Kongreseve.