Prej fillimit të vitit, mbi 1 mijë vetë janë mbytur në Detin Mesdhe, kur të nisur nga brigjet e Libisë tentuan të kalojnë në Europë. Ditët e fundit ka një shtim të përpjekjeve nga trafikantët që po përpiqen të bindin personat nga Afrika e Veriut e Lindja e Mesme të nxitojnë të lundrojnë. Kjo me justifikimin se ditët në vijim do të shtohen kontrollet në Mesdhe. Ndërkaq, rruga tjetër, nga Turqia për në Greqi, u mbyll dy vjet më parë.