Numri i kosovarëve që posedojnë nënshtetësinë gjermane ka arritur në mbi 200.000. Të dhënat për vitin 2017 u publikuan nga Bundestagu gjerman. Ky numër nuk përfshin shtetasit që kanë shkuar në rrugë ilegale. Kosovarët renditen në vendin e 12-të, sa i përket numrit të emigrantëve që jetojnë në Gjermani. Vendin e parë në listën e shteteve të preferuara për kosovaret e zë Gjermania, duke u ndjekur nga Zvicra, më pas Italia, Sllovenia e Austria.