Politikë

Mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: Pas mosnjohjes së zgjedhjeve, duhet reagim i fortë nga opozita, të mbahen protesta

Pas mbledhjes së Kryesisë së PD, Ervin Salianji para gazetarëve deklaroi se në mbledhjen e parë të parlamentit, opozita duhet të këtë një reagim të fortë.

Sipas tij opozita duhet të ngrihet në protesta.

“Pas mosnjohjes së zgjedhje, që është dakordësi e opinionit publik opozitar, PD duhet ta shoqërojë me akte të forta revolte. Të organizojmë protesta të forta dhe revolta që ditën e parë të konstituimit të Kuvendit”, tha Salianji.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së tha se kjo mbledhjen bëhet për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025.

Berisha tha se është bërë një punë e dobët, pasi ‘mbështetësit dhe anëtarësia’ nuk janë informuar si duhet për realitetin në vend.

 “PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike. Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, kjo ka disa faktorë, por një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike.

Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan, ata thonë se kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë sepse diktaturat totalitare e përjashtojnë pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Kjo e dyta e shtyp pluralizmin dhe është mizore në përqendrimin e të gjithë pushteteve në një dorë”.