Politikë

Mbledhja në komisione shoqërohet me tensione dhe debate

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është shoqëruar me tensione dhe debate. Deputeti Flamur Noka paralajmëroi se së shpejti PD do publikojë përgjim të ri për vëllain e ministrit Xhafaj dhe se sipas tij nuk është rastësi që Agron Xhafa iku në Itali, pasi do që t’i shpëtojë drejtësisë në Shqipëri. Noka tha se opozita do kërkojë të shtunën gjatë protestës së paralajmëruar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke shtuar se në të kundërt do iki edhe kryeministri me qeverinë.