Sport

Mblidhet nesër asambleja e Federatës së Peshëngritjes

Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të organizojë nesër në orën 10 asamblenë e jashtëzakonshme zgjedhore në ambjentet e FSHP-së. Kjo asamble mblidhet pas zgjedhjes së presidentit të ri Theodor Masllavica i cili ka ide të reja për funksionimin e Komitetit ekzekutiv të Federatës. Masllavica kërkon që Komiteti i ri të funksionojë në mënyrë bashkëkohore, me detyra të specifikuara. Kjo lëvizje bëhet më qëllim futjen e një ere të re në Federatën e Peshëngritjes pas skandaleve të njëpasnjëshme me doping-un.