Bota

Mblidhet sot “Formati i Normandisë” për Ukrainën

Kryediplomatët e Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës, takohen sot në Berlin për të diskutuar konfliktin në lindje të Ukrainës ku ushtria lufton me separatistët pro-rusë. Në negociatat e njohura si “Formati i Normandisë”, pritet të diskutohet çështja e angazhimit të një misioni paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në zonën e konfliktit. Berlini dhe Parisi dëshirojnë që trupat të vendosen në të gjitha pikat e kontrolluara nga rebelët e përkrahur nga Moska, duke përfshirë kufirin Ukrainë-Rusi. Por, rusët kundërshtojnë idenë.