Aksident hekurudhor në Tajvan. Të paktën 41 persona humbën jetën kur një tren doli nga shinat në një tunel ndërsa mbi 70 janë të plagosurit. Në trenin ku udhëtonin 350 vetë, shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar e në vendngjarje shkuan ekipet e emergjencave të angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.
Aksidenti pranë qytetit Hualian raportohet më i rëndi në Tajvan në disa dekada. Në vitin 1991, nga përplasja e dy trenave në vendin aziatik humbën jetën 30 persona. Mediat e huaja kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes, ku shihen qartë dëmet e shkaktuara.
