Sport

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev bie vetëm në finale!

Çermen Valiev del me medalje të argjendtë nga Botërori i Mundjes që zhvillohet në Kroaci. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ra vetëm në finale, me japonezin Takashai që fitoi 8-2.

Gjithsesi, medalja e argjendtë për vendin tonë mbetet një arritje mjaft e rëndësishme, për më tepër që bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë.

LEXO EDHE: “Më vjen keq nëse dikush nuk luan, është ndjenjë e shëmtuar”/ Publikohen pamjet e mesazhit të Sylvinhos për lojtarët pas duelit me Letoninë!

Sa i takon rrugëtimit, Valiev bëri gjithçka mirë fillimisht ndaj mundësit nga Mongolia, Erdenabat, duke marrë një sukses 12-2.

Më pas, ai eleminoi mundësin që përfaqëson Belgjikën, Ibragim Veliev.

Në çerekfinale gjërat filluan të komplikoheshin, por Valiev ia doli edhe ndaj amerikanit Devid Aron, duke e mposhtur këtë të fundit 7-5.

LEXO EDHE: Presidenti Ceferin: Europiani bashkë me Serbinë? Në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet

Rusi Sidakov ishte pengesa e gjysmëfinalës, por 27-vjeçari e mundi me shifrat 6-4.

Kujtojmë Valiev mbahet mend edhe për faktin se i siguronte Shqipërisë medalje Olimpike, për herë të parë në historinë e vendit tonë.