Aktorja e famshme hollivudiane thuajse është shkëputur nga karriera e saj për tu përqendruar vetëm tek familja.
Bëhet fjalë për bukuroshen Megan Fox e cila edhe një herë tjetër ka tërhequr letrat e divorcit nga gjykata e Los Angeles. Kjo nuk është hera e parë që ajo dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green vendosin t’i japin fund martesës së tyre pasi edhe në vitin 2015 ka ndodhur e njejta gjë.
Në një intervistë të dhënë pak muaj më parë, Brian rrëfeu se martesa është e vështirë kur ke 9 vite së bashku dhe 3 fëmijë por ai dhe Megan kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.
Arsyeja përse ata anuluan divorcin e tyre në vitin 2015 ishte pasi aktorja mbeti sërish shtatzënë.