Gossip Showbiz

Moment i sikletshëm në Paris! MGK detyrohet të sqarojë paparacët që ngatërruan vajzën e tij me…

Reperi dhe aktori Machine Gun Kelly u detyrua të korrigjonte paparacët gjatë një momenti të sikletshëm në Paris, pasi vajza e tij, Casie Colson Baker, u ngatërrua me ish-partneren e tij, Megan Fox.

Artisti 35-vjeçar ishte këtë javë në kryeqytetin francez së bashku me vajzën e tij 16-vjeçare, ndërsa morën pjesë në sfilatën e modës të organizuar nga Stella McCartney si dhe në koktejin e çmimit LVMH Prize.

Teksa zbritën nga makina në një nga ndalesat e tyre, ata u rrethuan menjëherë nga paparacët dhe ekipet e kamerave.

Sipas pamjeve të publikuara nga Paris Videostars, të paktën dy persona iu drejtuan adoleshentes duke e thirrur “Megan”.

Në atë moment, Machine Gun Kelly u kthye me qetësi, qeshi dhe sqaroi situatën duke thënë:

Kjo nuk është Megan, kjo është vajza ime

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, e ka vajzën Casie Colson Baker me ish-partneren e tij Emma Cannon.

Ndërkohë, në mars të vitit 2025 ai mirëpriti edhe një vajzë tjetër, Saga Blade, me ish-partneren Megan Fox, e cila është 39 vjeçe.

Për daljen në Paris me babain e saj, Casie tërhoqi vëmendje me stilin e saj, duke veshur një fustan mini gri me mëngë të gjata dhe fund të palosur.