Ndonëse Meksika mori fitoren e dytë në dy ndeshje në Botëror, sërish nuk e ka të sigurtë kalimin e grupit pasi matematika i mban ende në lojë dy skuadrat e tjera në grupin F. Aktualisht Meksika është në kuotën e 6 pikëve, por këtë mund ta arrijnë edhe Gjermania dhe Suedia që nisën sfidën e përballjes në këto momente. Në rast se do të kishim 3 skuadra me nga 6 pikë në grup, do të ishte golavarazhi ai që do të vendoste më pas kush do të ishin dy skuadrat e kualifikuara.