Bota

Meksikë, kandidati i së majtës fiton zgjedhjet presidenciale

Një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në Meksikë, kandidati i majtë, Andrés Manuel López Obrador, i njohur edhe me incialet AMLO, po i drejtohet një fitoreje të pastër dhe bindëse. Rezultatet e pjesshme tregojnë se Obrador ka marrë 53% të votave. Fitorja e ish-kryebashkiakut të Mexico City-t duket të jetë vulosur nga dy rivalët, që pranuan humbjen dhe i uruan presidencë të mbarë.