Bota

Melania Trump kundër politikave anti-emigracion të Trump-it

Melania Trump kundër politikave anti-emigracion të bashkëshortit. Zonja e Parë e Amerikës shprehu shqetësimin për ndarjen nga familja të fëmijëve, prindërit e të cilëve kanë hyrë ilegalisht në territorin amerikan. Ndërkaq, vetë Presidenti Donald Trump, pretendon se janë demokratët, që ia bënë dhuratë, ligjin për zero tolerancë ndaj emigracionit ilegal. Në debate u përfshi edhe ish-Zonja e Parë, Laura Bush, duke dënuar këto politika si “të pamoralshme e mizore”. 6 javët e fundit, në SHBA janë ndarë 2 mijë familje.