Bota

Melania Trump mer rolin si Zonja e Parë e SHBA-ve

Melania Trump thyen heshtjen 16 mujore dhe sot pritet të njoftojë  axhendën si Zonja e Parë e SHBA-ve. Në të parin fjalim publik nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, besohet se do të mbështetet te një platformë për mirëqenien e fëmijëve. Axhenda e Zonjës së Parë vjen ndërsa Administrata Trump po përballet me skandalin e Stormy Danielsit. Aktorja e filmave për të rritur tha se gjatë fushatës presidenciale u pagua nga njerëzit e Trump-it për të heshtur mbi një marrëdhënie mes tyre, shumë vite më parë.