Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, ka firmosur ligjin e ri që ndalon praktikën e mëmësisë surrogate, duke e cilësuar atë si një “krim universal”, pavarësisht se ku ndodhet. Ligji u miratua përfundimisht nga Senati më 16 tetor dhe do të publikohet në Fletoren Zyrtare të hënën.
Projektligji, i cili amendon nenin 12 të ligjit 40 të vitit 2004, ndalon praktikat e mëmësisë surrogate jo vetëm në Itali, ku tashmë është e paligjshme, por edhe në shtetet ku kjo praktikë është e lejuar.
Sipas dispozitave të reja, çdo individ që organizon, krijon ose promovon përdorimin e gameteve, embrioneve ose mëmësinë surrogate do të dënohet me burgim nga tre muaj deri në dy vjet, si dhe me gjobë nga 600 mijë deri në një milion euro.
Ky ligj ka shkaktuar debat dhe ka nxjerrë në pah kundërshtime të ndryshme, duke përfshirë shqetësime për të drejtat e individëve dhe familjeve që përdorin këtë praktikë. Pas nënshkrimit nga Presidenti Mattarella më 4 nëntor, ligji do të zbatohet edhe për ata që përdorin mëmësinë surrogate jashtë Italisë, duke e bërë atë të dënueshme për çdo shtetas italian, pavarësisht vendndodhjes së praktikes.