Sport

Tallje epike e Infantinos me Italinë: Të shohim nëse kualifikohet në Botëror me…

Mungesa e kualifikimit për edicionin e tretë radhazi nga Italia e ka kthyer këtë të fundit në objekt talljesh ndërkombëtare. Tashmë listës i është shtuar edhe vetë presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, i cili në një intervistë të dhënë për “CazéTV”, nuk i ka rezistuar tundimit

“Të shohim si do të shkojë ky Botëror me 48 skuadra, është e qartë që bëhet fjalë për një eveniment shumë të madh. E kemi diskutuar edhe hipotezën që të shkojmë në 64 skuadra, në mënyrë që të përfshijmë edhe më shumë të gjithë botën. Propozimi është prezantuar në Këshillin e FIFA-s, por më përpara ti gëzohemi këtij Botërori të parë me 48 ekipe.

Ndoshta me 64 skuadra, Italia do ia dilte të kualifikohej… Mundet edhe ta çojmë numrin në 208 dhe të shohim nëse kualifikohet…”, ishte batuta e Infantinos  duke iu referuar numrit të vendeve anëtare të FIFA-s.