Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se qeveria e saj mund t’i ofrojë vendeve të tjera të BE-së mbështetje financiare nëse marrin pas emigrantët që janë regjistruar si azilantë në këto vende. Merkel tha se marrëveshja dypalëshe që po kërkon me Italinë, Austrinë dhe vendet e tjera do të jetë e ngjashme me atë të arritur mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016.