Bota

Merkel bisedon me Putinin për Iranin, Sirinë e Ukrainën

Gjatë vizitës zyrtare në Rusi ku u takua me Presidentin Vladimir Putin Kancelarja gjermane Angela Merkel kritikoi Putin për një shkelje të një armëpushimi në Ukrainën lindore gjatë natës, përpara takimit të tyre në Soçi. Kancelarja Merkel tha gjithashtu se marrëveshja bërthamore e Iranit ishte më e mirë se çdo marrëveshje e mëparshme. Sa i përket Sirisë, Putin tha se vëndet europiane nëse dëshirojnë që refugjatët të kthehen në vend, duhet të ndihmojnë Sirinë që të rindërtohet.